Mourinho sulmon sërish Galatasaray: Ka krijuar 'sistem' në futbollin turk, nuk vjen erë e mirë

7 Mars 2025, 09:21 / SPORT ALFA PRESS

Mourinho sulmon sërish Galatasaray: Ka krijuar 'sistem'

Polemika mes José Mourinhos dhe Galatasaray nuk ndalet. Trajneri portugez, në një intervistë për “TNT Sport”, është rikthyer të denoncojë atë që e cilëson si “sistem”: "Këtu në Turqi nuk bëhet fjalë vetëm për një rivalitet futbollistik, por për një sistem të dominuar nga një klub i vetëm, i cili përcakton kampionatin.

Kjo nuk vjen erë e mirë. Fenerbahçe është një klub që po përpiqet me dëshpërim të thyejë dominimin e Galatasaray, por këtu nuk bëhet fjalë për epërsi thjesht futbollistike, por për një sistem dominant.

Dhe kjo e bën punën tonë shumë të vështirë. Unë punoj për një klub të madh, një klub transparent dhe të pastër, që dëshiron të fitojë dhe ta pastrojë kampionatin turk në mënyrën më të drejtë".

Më tej, Mourinho foli edhe për evolucionin e tij si trajner: "Kam ndryshuar për mirë. Mendoj se jam një trajner më i mirë se në të kaluarën, me më shumë përvojë dhe për të cilin gjithçka duket si një ‘déjà vu’.

Mendoj më pak për veten dhe më shumë për të tjerët; për lojtarët e mi, drejtuesit, tifozët e klubit. Ndihem shumë më mirë tani se më parë. Sigurisht, kam ndryshuar fizikisht, por si trajner mendoj se jam më i mirë se në të kaluarën".

 

Po ndodh...