Muriqi i papërmbajtshëm ndaj Islandës, shënon tre gola. Kosova ngjitet në Ligën B
23 March 2025, 22:04 / SPORT

Kosova ka arritur objektivin e saj në Ligën e Kombeve, teksa ka mundur Islandën në ndeshjen play-off dhe është ngjitur në Ligën B.
Një sukses që ka ardhur falë aftësive të Vedat Muriqit, i papërmbajtshëm në ndeshjen e sotme.
Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, Kosova duhej të administronte rezultatin, por sot pësoi gol pas vetëm 2 minutash lojë.
Për të zgjidhur gjithçka mendoi Muriqi, i cili nuk kontrollohej dot nga mbrojtësit kundërshtarë.
Ai shënoi tre gola për “Dardanët” si dhe solli daljen me karton të kuq të Gunarson, duke qenë protagonisti absolut i kualifikimit të Kosovës për në Ligën B.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
Nga Sidi Hasanaj
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Nga Enver Robelli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




