Napoli në ankth për Rrahmanin, kur rikthehet lideri i mbrojtjes

Napoli fitoi 1-2 në Portugali përballë Bragës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League. Sfidë që zgjati vetëm 13 minuta për Amir Rrahmanin.
Qendërmbrojtësi i kampionëve të Italisë, u detyrua të largohej shpejt nga fusha si pasojë e një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë. Duke i lënë vendin norvegjezit Ostigard.
Dëmtimi i tij mban në ankth trajnerin Rudi Garcia, i cili ka alternativa për qendrën e prapavijës Natan, Ostigard dhe Juan Jesus.
Kapiteni i Kosovës, do i nënshtrohet testeve të specializuara mjekësore në vazhdim. Shtypi italian raporton se ai mund të qëndrojë rreth dy javë larg fushave.
Te Napoli shpresojnë që 29-vjeçari nga Prishtina, një titullar fiks në mbrojtje, të mos ketë gjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
