Ndërron jetë ‘krahu i djahtë’ i legjendës Cruyff te Barcelona e 50 viteve më parë

Futbolli peruan dhe Barcelona janë në zi për vdekjen e Hugo Alejandro Sotil Yerén.
Legjenda e futbollit amerikanojugor ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare; Sotil ishte protagonist me fanellën “blaugrana” në vitet '70 përkrah Johan Cruyff dhe la një shenjë të madhe si futbollist, por edhe si njeri.
Ai fitoi kampionatin 1973-74, i njohur për fitoren 0-5 ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabéu”, ku shënoi golin e pestë me kokë, megjithëse ishte vetëm 1,70 metra i gjatë.
Pjesë e rëndësishme e asaj Barcelone që u kthye në sukses pas 14 vitesh bashkë me Cruyff, Rexach, Marcial dhe Juan Carlos, Sotil pati një sezon të dytë të dështuar: katalanasit angazhuan Johan Neeskens me premtimin se shpejt do të mbërrinin dokumentet për naturalizimin e Sotil (atëherë mund të luanin vetëm dy lojtarë të huaj për ekip).
Për shkak të vonesës burokratike, ai qëndroi gjatë pa luajtur dhe filloi të kishte probleme personale.
Ai e la Spanjën në vitin 1977, u kthye në Peru dhe u bë dy herë kampion kombëtar me Alianza de Lima.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
