Në kërkim prej disa ditësh, gjendet i pajetë trupi i futbollistit spanjoll

23 Maj 2023, 15:42 / SPORT ALFA PRESS

Në kërkim prej disa ditësh, gjendet i pajetë trupi i

Trupi i David Garcia Mitogo është gjetur i pajetë në lumin Ava. Kanë qenë anëtarët e Grupit të Emergjencës Mbikomunale të Ribadavia që kanë gjetur trupin e tij pasi u njoftua i humnbur të enjten më 11 maj.

Lojtari 32-vjeçar, i lindur në Guinenë Ekuatoriale, u stërvit në kategoritë më të ulëta të Club Deportivo La Morenica dhe Sociedad Deportiva Ponferradina, ku kaloi disa sezone. Ai u largua nga shtëpia e tij në qytetin Arnoia në Pontevedra pa e mbyllur derën dhe ishte një nga motrat e tij që dha alarmin se Mitogo mund të ishte në rrezik, pasi mori një mesazh zanor.

Këtë të hënë, operacioni i kërkimit u fokusua në gjetjen e tij në afërsi të urës A Barca, pasi u gjet një xhaketë që dyshohej se ishte e tij.

Agjentët ndoqën të vetmen gjurmë që kishte lënë Mitigo, celularin e tij, i cili u gjet në urën mbi lumin Ava, midis Arnoia dhe Ribadavia. Një celular nga i cili shkroi një sërë mesazhes falenderimi për shokët e tij nga Atletico Arnoia. Herën e fundit që u pa ai ishte duke pirë një pije me një mik në qytetin O Carballino, vetëm 25 kilometra larg shtëpisë së tij.

 

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128