Nga divizioni i dytë në finale të Kupës, festojnë dy shqiptarë në Poloni

3 Prill 2024, 21:53 / SPORT ALFA PRESS

Nga divizioni i dytë në finale të Kupës, festojnë dy
Dejvi Bregu u transferua te Wisla Krakow gjatë merkatos verore. Skuadra e njohur polake garon në divizionin e dytë këtë sezon, teksa sot ka arritur një sukses të madh.

Duke prerë një biletë për në finalen e Kupës së Polonisë, për herë të 11-të në histori. Wisla triumfoi 2-1 kundër Piast Gliwice, ekipit që garon në elitën e futbollit polak (Ekstraklasa).

Sulmuesi vlonjat u fut në fushë në minutën e 58’ kur rezultati ishte 2-1 për vendasit. Ndërkohë, Vullnet Basha, shqiptari tjetër i Wislës, i cili në 2013 debutoi me kombëtaren shqiptare, e ndoqi nga stoli suksesin e shokëve të tij.

Wisla do të përballet në finalen e madhe të Kupës së Polonisë kundër fituesit të çiftit Pogon-Jagiellonia.