Nga një gol për secilën pjesë, Reali nuk has vështirësi ndaj Villareal

5 Tetor 2024, 23:07 / SPORT ALFA PRESS

Nga një gol për secilën pjesë, Reali nuk has
Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Villareal. Los Blancos fituan 2-0, në ndeshjen e luajtur në Madrid dhe të vlefshme për La Liga.

Valverde realizoi pas 14 minutash lojë, duke dërguar në festë tifozërinë vendase. Për të parë golin e dytë duhej të prisnim minutën e 73-të, atëherë kur Vinicius bëri gjithçka mirë para portierit Conde. Reali, kështu vijon ndjekjen ndaj Barcelonës kryesuese.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128