Nis sot Euro U-17 - Organizohet për herë të parë në Shqipëri

19 Maj 2025, 11:33 / SPORT ALFA PRESS

Nis sot Euro U-17 - Organizohet për herë të parë në

Nis sot turneu i finaleve të “Euro U-17” dhe për herë të parë Shqipëria do të jetë mikpritëse e një kompeticioni të tillë. Turneu çel sot siparin, për ta mbyllur më 1 qershor.

Ky turne do të jetë i pari me formatin e ri, ku Shqipëria do të bashkohet në fazën finale me shtatë skuadra të tjera që do të kualifikohen nga raundi i dytë i eliminatoreve. Shorti u hodh të hënën, më 31 mars, në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.

Shqipëria, si vend mikpritës, u shortua në Grupin A përkrah Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë, ndërsa kampionët në fuqi, Italia, do të përballen me Belgjikën, Anglinë dhe Çekinë në Grupin B.

Grupi A: Shqipëri (pritëse), Francë, Gjermani, Portugali

Grupi B: Itali (kampionë në fuqi), Belgjikë, Angli, Çeki

Stadiumet ku do të luhen ndeshjet:

“Arena Kombëtare”, Tiranë;

“Elbasan Arena”, Elbasan;

“Arena Egnatia”, Rrogozhinë;

“Niko Dovana”, Durrës.

Po ndodh...