Një i akuzuar dhe tjetri i njohur për Kombëtaren, zbulohen gjyqtarët që do arbitrojnë Partizanin në Europë
Vetëm disa ditë larg korrikut dhe emocionet fillojnë e shtohen. Partizani do të përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Konferencës.
Sfida ndaj Kaljus do të jetë e veçantë, pasi të kuqtë asnjëherë nuk janë përballur me ekip estonez. Partizani është njohur tashmë me trupën e gjyqtarëve, që do ndajë drejtësi për të dyja takimet ndaj Kaljus.
NDESHJA E PARË- Partizani do të përballet me Kaljun në transfertën e Talinit, më 10 korrik, ora 18:45. Trupa e gjyqtarëve të këtij takimi do të jetë nga Skocia. Kryesor është caktuar pikërisht Ros Hardi. Ky i fundit u përfshi në një episod mjaft të komentuar në shtatorin e kaluar. Rejnxhërs fitoi 6 me 0 përballë Ros Kaunti, ndërsa një audio e publikuar ngriti dyshime për kryesorin që do gjykojë Partizanin. Ros Hardi u fut në rolin e trajnerit për Tom Laurenc, që luante me Rejnxhërs. Gjyqtari në njëfarë mënyre e urdhëroi të mos ndërhynte gjatë një aksioni. “Mos ndërhy aty Tom”, u dëgjua gjyqtari Hardi të bërtiste drejt lojtarit të Rejnxhërs, që megjithatë nuk e dëgjoi.
Ndërhyrja e tij u konsiderua e rregullt dhe episodi u mbyll me gjyqtarin që tha: “Ai kapi topin”. Tifozët e Ros Kaunti kritikuan sjelljen e gjyqtarit skocez, që ka treguar se nuk kursehet përsa i përket penalltive. Krahas tij do të qëndrojnë Dejvid Rom si asistent i parë dhe Dauglas Poter si i dytë. Daniel MekFarlan do të jetë gjyqtar i katërt.
NDESHJA E DYTË- Kualifikimi do të vendoset më 17 korrik në “Air Albania”. Ndeshja do të nisë në orën 20:00 dhe gjyqtar kryesor do të jetë Trustin Faruxha Kan. Maltezi është emër i njohur për Shqipërinë, ndërsa ka stemën e FIFA-s prej vitit 2015. Profesioni i tij është inxhinier, teksa e shkuara e ka hasur me Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë U-21. Trustin Faruxha Kan ndau drejtësi në miqësoren që Shqipëria zhvilloi ndaj Spanjës. Ishte transferta e vitit 2022, që u humb me rezultatin 2-1 nga kuqezinjtë. Ndërkohë, në nëntorin e vitit 2021, Kosova U-21 dhe Shqipëria U-21 përballeshin për kualifikueset e Europianit. “Dardanët” e vegjël fitonin me përmbysje dramatike(2-1), ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Maltezi Dunkan Sultana dhe Mark Kiantar do të jenë respektivisht asistent i parë dhe i dytë për ndeshjen e korrikut të Partizanit në Europë. Glen Tona do të qëndrojë si gjyqtar i katërt.
EKSPERIENCA E FUNDIT- Partizani nuk ka kujtime të mira nga hera e fundit në Europë, për sa i përket gjykimit. Ndaj Iberisë, rezultati 2 me 0 për vendësit në Gjeorgji solli më pas kualifikimin e kundërshtarëve të Partizanit. Fillimisht rumuni Andrei Çivulet akordonte penallti për Iberian. Më pas largonte Rrapajn me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë. Këtë herë te Partizani lind objektivi për kalimin e dy tureve. Kjo, pasi nëse ia del përballë Kaljus, sfidon fituesin e çiftit HegelmanSt. Patrik. Shorti deri tani ka shmangur emrat e mëdhenj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
