Nuk ka bileta për tifogrupet kundër Serbisë, njoftohet organizim unik në Shkup: Zemrën kuqezi nuk e ndal askush

4 Qershor 2025, 16:27 / SPORT ALFA PRESS

 

Nuk ka bileta për tifogrupet kundër Serbisë, njoftohet organizim

Tifogrupi shqiptar, “Shvercerat”, kanë njoftuar për organizim unik në Shkup. Pasi kanë mbetur pa bileta për ndeshjen kundër Serbisë, si të gjithë grupimet e tjera, kanë vendosur që të mblidhen në sheshin e qytetit të tyre.

Të gjithë sytë janë te e shtuna ku në orën 20:45, Shqipëria do të presë për herë të parë Serbinë në Tiranë. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualfikueset e Botërorit 2026.

“FSHF NA PENGON POR ZEMRËN KUQEZI S’MUND TA NDAL ASKUSH! SHVERCERAT E KANË FJALËN E SHTUNA ËSHTË E JONA!  Të shtunën, në ora 20:45, krejt në Sheshin Skënderbeu SHKUP, e ndezim atmosferën për Kombëtaren tonë! Ata na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri!

Nuk na ndalin dot me bileta, me rregulla, me urdhra! Ne jemi zëri i tribunes që s’humb kurrë – jemi Shvercerat, jemi Kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë! MOS MUNGO O JE ME KOMBIN, O JE KUNDËR TIJ!  Aktiviteti organizohet nga tifo grupi “Shvercerat” dhe përkrahet nga Komuna e Çairit. Një Komb, Një Zë, Një Flamur!

 

Po ndodh...

ide