Nuk ka më dyshime, Inter “hidhet” në merkato dhe i siguron Inzaghit një “bomber”

Duke nsur nga sezoni i ardhshëm, Mehdi Taremi do të jetë një futbollist i Inter. Zikaltërit kanë nisur tratativat prej kohësh me bomberin e Portos, megjithatë lojtari do të mbërrijë në Milano me parametër zero vetëm në verë.

Sipas mediave italiane, iraniani pritet të kryejë vizitat mjekësore me Interin në pauzën dedikuar kombëtareve në muajin mars teksa do të firmosë një kontratë trevjeçare. Futbollisti 31-vjeçar është prej vitit 2020 pjesë e Portos, ndërsa në këtë sezon në 24 paraqitje me portugezët ka shënuar gjashtë gola si dhe ka dhuruar katër asistë.
Nga ana tjetër, Inter po punon në të njëjtën mënyrë edhe për Piotr Zielinskin. Polaku, pritet të mbërrijë gjithashtu në verë me parametër zero. Megjithatë, drejtori i Inter, Beppe Marotta në këtë rast do të veprojë ndryshe pasi do të presë përfundimin e sezonit për të marrë firmën e fantazistin e për të shmangur tensionet mes lojtarit dhe dy klubeve respektive.

-
Çelsi nuk e do më Brojën, Fulhami po përgatit ofertën e dytë
30 Janar, 09:23 -
Flet presidenti Laporta: Barcelona është në moment delikat!
30 Janar, 08:40
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


