Lajme flash

Nuk njeh fitore ndaj Teutës dhe Dinamos, te Tirana “kryqëzojnë” gishtat për 2 javët e fundit

14 Prill 2025, 18:23 / SPORT ALFA PRESS

Nuk njeh fitore ndaj Teutës dhe Dinamos, te Tirana

Janë ende dhe dy javë për t’u zhvilluar në Kategorinë Superiore, por ende nuk janë vendosur verdiktet.

5 skuadra janë në një luftë të ashpër për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa dy Elbasani dhe Partizani po luftojnë se kush do të jetë ekipi i fundit që pret biletën në “Final 4”.

Ekipi i Tiranës ka dy javë tepër të vështira ku do të përballet me Teutën dhe Dinamon. Ekipi bardheblu arriti të merrte një barazim javën e fundit ndaj Skënderbeut në Korçë, por mbijetesa është ende në lojë.

Bardheblutë nuk kanë arritur asnjë fitore ndaj Teutës dhe Dinamos në 6 ndeshje të luajtura. Ndaj dinamovitëve, Tirana është mposhtur dy herë dhe kanë marrë një barazim, e njëjta gjë ka ndodhur edhe ndaj Teutës.

Tirana pozicionohet në vendin e 8-të me 36 pikë, po aq sa Bylisi i një vendi më poshtë dhe tre pikë më shumë se Laçi i vendit të fundit.

 

Po ndodh...