Palët drejt marrëveshjes, Dinamo i “rrëmben” objektivin Partizanit
19 Maj 2024, 17:52 / SPORT

Dinamo është shumë afër transferimit të objektivit të Partizanit, Itodor Peter Mandela.
Sulmuesi u shpall golashënuesi i Kategorisë së Parë, ku me fanelën e Luzit ia doli të shënonte 19 gola, duke fituar kështu “Këpucën e Artë”.
Sipas mediave bëhet me dije se 20-vjeçari dhe “Blutë” po diskutojnë mes tyre detajet e fundit.
Oferta e bërë nga drejtuesit e Dinamos ishte e parefuzueshme nga Luzit, teksa bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme.
Përveç Dinamos që do të “festonte” për transferimin e tij, pasi do të siguronte golat për sezonin e ardhshëm, festojnë edhe kavajasit.
Këto të fundit përveç që mbushin ‘arkat” e klubit nga shitja e tij, por do të mbajnë edhe 50% të kartonit të lojtarit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


