Partizani dominon Skënderbeun në “Air Albania”, arrin finalen e “Final 4”

17 Maj 2024, 22:07 / SPORT ALFA PRESS

Partizani dominon Skënderbeun në “Air Albania”, arrin
Partizani është skuadra e parë finaliste e “Final Four” teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun.

Në “Air Albania” të kuqtë e Orges Shehit u shfaqën dominues ndaj korçarëve duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment fitoren.

Bintsuka dhe pjesa e tjetër e ekipit shpërdoruan shumë përpara porte duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Me fillimin e pjesës së dytë, Rrapaj futi një kros perfekt në zonë aty ku Bintsuka me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar avantazhin Partizanit.

Skënderbeu ishte i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa Partizani vuajti shumë për të “vrarë” këtë gjysmëfinale.

Me kalimin e minutave, kryeqytetasit menaxhuan si duhet rezultatin duke e kthyer në festë fundin e këtij takimi.

Në finalen e titullit, Partizani do të përballet me fituesin e çiftit Egnatia-Vllaznia.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128