
Pas incidentit në shtëpi, humb jetën porteri 20 vjeçar i Barcelonës

17 Korrik 2024, 11:36 / SPORT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku një futbollist i ri në moshë, vetëm 20 vjeç, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spital, për shkak të një aksidenti. Justin Cornejo, portier i skuadrës Barcelona, nga Ekuadori, nuk ia ka dalë pas disa ditësh në terapi intensive në spital, ku e kishin dërguar me urgjencë pas pasi ishte rrëzuar në tualet.
20-vjeçar, ka ndërruar jetë këtë të martë, njoftoi Barcelona, nga Ekuadori. “Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani. Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë”, lexohet në mesazhin e lëshuar në rrjetet sociale nga klubi ekuadorian.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani
Nga Preç Zogaj

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
Nga Azgan Haklaj

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128