Pasuesi i Jurgen Klopp/ Liverpooli zgjedh 39-vjeçarin, zbulohet oferta

Jurgen Klopp po shijon ndeshjet e fundit si trajner i Liverpoolit. Gjermani shpreson ta mbyllë me fitimin e titullit – që do të ishte i 20-ti në histori – aventurën e jashtëzakonshme në “Anfield”, aty ku do të mbahet mend gjatë.
Shumë emra janë në listën e drejtuesve të The Reds, të cilët kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur pasardhësin e gjermanit të veçantë.
Së fundmi raportohet se Liverpooli i ka paraqitur një ofertë konkrete Ruben Amorim, i cili po fiton dhe po luan një futboll fantastik me Sportingun e Lisbonës. Skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020.
39-vjeçari ka fituar titullin, Kupën (2x) dhe Superkupën me skuadrën portugeze. Stili i tij pëlqehet shumë nga Liverpooli, që për momentin e ka në krye të dëshirave.
Një kontratë 3-vjeçare është oferta e anglezëve për Amorim, ndërkohë që bisedimet mes palëve vazhdojnë. Dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i tij si pasuesi i Jurgen Klopp në pankinën e një prej skuadrave më të forta në planet.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

