Përmbysje me “manita”, Bajerni shpërthen në pjesën e dytë

17 Janar 2026, 21:42 / SPORT ALFA PRESS

Përmbysje me “manita”, Bajerni shpërthen në

Një paraqitje e frymëzuar nga zëvendësuesi Majkëll Olize e ndihmoi Bajern Mynihun të kalojë një provë të vështirë të rekordit të tyre të pamposhtur në Bundesliga këtë sezon, teksa u rikthyen nga disavantazhi për ta mposhtur bindshëm Lejpzigun dhe për ta çuar diferencën në krye të tabelës në 11 pikë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, falë golit të Romulo Kardozo, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, bavarezët arritën të përmbysnin gjithçka, duke shënuar 5 herë me Gnabrin, Kejn, Tah, Pavloviç dhe Olize.

Ai që ndryshoi gjithçka ishte pikërisht francezi Olize, që u hodh në fushë në minutën e 57-të në vend të Karl, duke i dhënë një frymëmarje tjetër skuadrës së Vinsent Kompani.

Olise realizoi golin e pestë të Bayernit me një goditje të bukur të harkuar, duke vulosur rezultatin dhe një mbrëmje zhgënjyese për Lajpzigun, që tani nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Bajernit.

Si pasojë, Lajpzig mbetet në vendin e katërt dhe brenda zonës së Ligës së Kampionëve vetëm falë golavarazhit. /Panorama Sport/

Po ndodh...

ide