Po lë gjurmë te Granada, klubi i La Liga interesohet për Myrto Uzunin

Pavarësisht se po luan i dëmtuar, Myrto Uzuni ia ka dalë të lërë gjurmë këtë sezon në La Liga me Granadan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 1 asist, në 32 ndeshje të kampionatit spanjoll.
Uzuni ka shënuar më shumë gola se Rodrigo, Hoselu, Zhoa Feliks dhe Rafinja. Fakti që Granada mund të bjerë nga kategoria rrit mundësitë që 28-vjeçari të largohet nga kjo skuadër, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2026.
Mediat në Spanjë bëjnë me dije se së fundmi interes ka shfaqur Las Palmas. Ideja e këtyre të fundit është një huazim me të drejtë blerje-je, vendimtare do jetë vetë dëshira e futbollistit të kombëtares.
Las Palmas ka nevojë për përforcime në sulm, pasi reparti i avancuar në këtë sezon ka lënë për të dëshiruar. Afrimi i Uzunit shihet si lëvizja e duhur për të stabilizuar gjërat në ofensivë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

