Pritjes 9-vjeçare i vjen fundi, Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës! Përmbys 1-2 Nigerinë në finale
11 Shkurt 2024, 23:37 / SPORT

Bregu i Fildishtë duhet të organizonte Kupën e Afrikës në vendin e vet për të fituar trofeun. Në stadiumin "Alassane Quattara" në Abidjan, Bregu i Fildishtë fitoi 1-2 me përmbysje kundër Nigerisë dhe siguroi trofeun e tretë në histori të Kupës së Afrikës.
"Shqiponjat" kaluan në epërsi me golin e Troost Ekong, me pjesën e parë që foli për bardhjeshilët. Fraksioni i dytë i lojës ishte i luftuar, teksa Kessie vendosi ekuilibrat në të 62 minutë.
Më pas duhej sulmuesi i Dortmundit, Sebastien Haller që të përmbyste gjithçka në të 81 minutë. Pak muaj më parë Haller mposhti kancerin dhe rikthehet në fushë të fitojë një trofe të rëndësishëm.
Pasi e kanë fituar trofeun në 1992 dhe 2015, Bregu i Fildishtë triumfon për herë të tretë në Kupën e Afrikës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


