“Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?

Roma u mposht në derbi me rezultatin 1-0 ndaj Lazios ndërsa si gjithnjë sa herë zbresin në fushë dy skuadrat e kryeqytetit, tensioni është i lartë. Një tension që vijoi edhe në dhomat e zhveshjes me Mancinin që kishte diçka për të sqaruar me Luis Alberton dhe Romagnolin.
Prezent aty ishte edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili kërkoi të ulte disi tensionet. Mirëpo, situata agravoi në momentin që në dhomat e zhveshjes hyri Jose Mourinho. Ky i fundit ishte i pezulluar dhe nuk mund ta drejtonte skuadrën nga stoli, por e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist. Sapo luzitani pa Lotiton iu drejtua me fjalët; “Pse sheh?” E menjëhershme përgjigja e numrit një të lacilëve që i kthehet Mourinhos: “Po ti kush je?”.
“Pse sheh?”, pyet Mourinho Lotitton. “Ti pse sheh? Unë jam presidenti i Lazios. Kush je ti? Je i skualifikuar, nuk mund të rrish këti”, thotë Lotito. Më pas në debat ndërhyn edhe drejtori i Romës, Pinto që mori në mbrojtje Mourinhon. Gjithsesi, tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër masë për luzitanin pasi zbriti në dhomat e zhveshjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

