PSG eliminon Brest dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së Francës

7 Shkurt 2024, 23:35 / SPORT ALFA PRESS

PSG eliminon Brest dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së

Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Brest dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së Francës, teksa miqtë e mbyllën këtu pjesëmarrjen në këtë kompeticion. Ndeshja dhuroi raste të shumta, me vendasit që diktuan ritmin e sfidës.

Ky takim u zhbllokua në minutën e 34’ me Mbappe që i dha avantazhin ekipit të PSG-së.

Vetëm tre minuta më pas ishte Pereira ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Miqtë provuan të reagonin dhe në minutën e 65’ Mounie shënoi për Brest, duke rihapur sfidën.

Megjithatë vetëm katër minuta më pas, Brassier bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

 

Po ndodh...