PSG insiston për Rafael Leaon

6 Shkurt 2024, 12:52 / SPORT ALFA PRESS

PSG insiston për Rafael Leaon

E ardhmja në dyshim e Kylian Mbappes tek Paris St Germain po ia shton vigjilencën drejtuesve të kryeqytetasve çdo ditë e më shumë në lidhje me zëvendësuesin e ish-kampionit të botës me “trikolorët”.

Francezët janë të ndërgjegjshëm për cilësitë e sulmuesit, të cilët pretendojnë të evitojnë çdo surprizë të mundshme në merkaton e verës.

Rafael Leao është i preferuari i Luis Enriques për metrat e fundit, nëse ish-i i Monacos do të largohet nga “Parque de Princes” në fundin e sezonit.

Sipas “Telefoot”, golashënuesi është prioriteti i “Les Pariziens” për të cilin Milani pretendon 175 milionë euro.

Gjithsesi kontrata e 24-vjeçarit me “djallin” skadon në 30 qershorin e 2028-tës por për shërbimet e tij kanë shfaqur interes edhe disa ekipe me emër në La Liga dhe Premier League.

Ja vlen të përmendet se parizienët gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e Rafael Leaos Nuno Mendes, i cili mund rezultojë një faktor përcaktues për fillimin e një eksperience të re tek fituesit në fuqi të Ligue 1.

 

Po ndodh...