Reali mposht 3-2 Leganes, kalon me sukses në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit

6 Shkurt 2025, 10:50 / SPORT ALFA PRESS

Reali mposht 3-2 Leganes, kalon me sukses në gjysmëfinalet e

Pas Atletico Madridit, edhe Real Madrid ka marrë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

"Galaktikët" komplikuan ndeshjen kundër Leganes dhe në fund fituan 2-3 vetëm në shtesë.

Në "Butarque" ndeshja nisi mirë për skuadrën e Ancelottit, me Modric dhe Endrick që shënuan në minutët 18-të dhe 25.

Në fundin e pjesës së parë Cruz shkurtoi shifrat me penallti, për të bërë që fraksioni i dytë të ishte më shumë se i luftuar.

Duhej sërish Cruz që në minutën e 59-të të shënonte golin e barazimit për të shtangur gjigantët e Real Madrid.

Skuadra "Los Blancos" nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores dhe kualifikimit në shtesë me të riun Gonzalo Garcia.

20-vjeçari i të rinjve të klubit do e mbajë mend mbrëmjen e 5 shkurtit pasi shënoi dhe kualifikoi ekipin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

 

Po ndodh...