Refuzoi Cityn në verë/ Gati rinovimi me Interin, detajet e akordit

15 Shkurt 2024, 16:15 / SPORT ALFA PRESS

Refuzoi Cityn në verë/ Gati rinovimi me Interin, detajet e akordit

Jo vetëm Lautaro Martinez, Interi po tenton të rinovojë edhe me Nicolo Barellan, një nga lojtarët më të rëndësishëm të nënkampionëve të Europës.

GDS thekson se mesfushori italian u kërkua nga Manchester City në ditët e fundit të merkatos verore. Por refuzoi kalimin nën urdhrat e Pep Guardiolës.

27-vjeçari është shumë i lidhur me zikaltrit dhe ndihet për mrekulli tek ekipi i Simone Inzaghit. Gjatë këtij edicioni numëron 2 gola dhe 5 asiste në Serie A.

Shtypi italian shkruan se rinovimi është afër. Barella përfiton rreth 6 mln euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset.

Nga marrëveshja e re, që pritet të zgjatë deri në verën e vitit 2029, ai do të futë në xhep rreth 7 mln euro në sezon.

Të dy palët e duan këtë rinovim dhe në vijim pritet të arrihet marrëveshja finale mes drejtuesve të Interit dhe menaxherit të lojtarit.

 

Po ndodh...

ide