Renditja/ Dinamo harron të fitojë, Bylis e ndal 1-1! Teuta - AF Elbasani pa gola, mbyllet java e 11-të e Superligës

Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 11-të këtë të enjte. Dinamo barazoi për herë të tretë radhazi, këtë herë 1-1 kundër Bylis. Ndërkohë në Durrës Teuta dhe AF Elbasani barazuan 0-0.
Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ishte një ndeshe e bukur dhe e luftuar, por asnjë nga ekipet nuk siguroi dot fitoren. Elbasani i shkoi shumë afër golit në minutën e 92-të me Ze Gomes, që nuk i besoi syve, kur pa gjuajtjen e tij të ndalej mbi vijën fatale nga Jazxhi. Ky është barazimi i katërt radhazi për verdheblutë, që duket se kanë harruar si fitohet.
Nuk prodhoi fitues sfida mes Dinamos dhe Bylisit, e cila u mbyll ne barazim 1-1. Në minutën e 52-të, Ayodeji i dha avantazhin ballshiotëve, duke shënuar pas një topi të kthyer nga shtylla. Skuadra e Dedes iu afrua edhe golit të dytë, por u ndal nga tranversa. Te Dinamo nuk u dorëzua dhe i përhershmi Itodo Mandela barazoi shifrat në minutën e 68-të. Ky është barazimi i tretë radhazi për kryeqytetasit, që mbajnë vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Bylis renditet i fundit me 9 pikë.

-
Lazio ‘tërbon’ Fabregasin, mposht Comon me pesë gola
1 Nëntor, 09:10
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

