Renditja e Superligës/ AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec' në shtëpi, Laçi bën për spital trajnerin

16 Mars 2025, 20:59 / SPORT ALFA PRESS

Renditja e Superligës/ AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec'

Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 30-të. Të dielën e 16 marsit në fushë zbritën gjashtë skuadra, teksa u prodhuan tre barazime. AF Elbasani barazoi 1-1 kundër Dinamos, ndërsa në sfidat e tjera nuk pati gola.

"Shterpësi" në raundin e 30-të, aty ku në pesë përballje u shënuan vetëm shtatë gola dhe pati vetëm një fitues, Skënderbeu që la vendin e fundit.

Në orën 15:00 në "Adush Muça" të Ballshit, Bylis dhe Laçi barazuan 0-0. Në pushimin mes pjesëve trajneri i miqve, Francesco Moriero u transportua në spital pasi u ndje keq dhe mori ndihmë të specializuar. Pas ndeshjes ndihmësi i tij, Endri Bacaj, tha se trajneri është në gjendje të stabilizuar dhe gjithçka e ka pasur nga akumulimi i stresit. "Trajneri ka një problem të vogël shëndetësor, gjendja është stabile. Thjesht stresi. Tani është mirë, në kujdesin e mjekëve", tha Bacaj.

Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit barazuan 1-1 kundër Dinamos. Miqtë e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me Gassama Karamba në pjesën e parë, teksa u barazuan nga Emiljano Musta.

Në "Arenën e Demave" Partizani dhe Teuta barazuan 0-0. Pas fitores në Korçë, Partizani iu rikthehet sërish barazimeve dhe e sheh veten në vendin e katërt.

Pas 30 ndeshjeve të luajtura (gjashtë javë nga fundi i sezonit) Egnatia kryeson renditjen me 54 pikë, ndjekur nga Dinamo, Vllaznia dhe Partizani. Në fund Tirana, Skënderbeu dhe Teuta.

Superliga, raundi 30-të:

E shtunë, 15 mars 2025

18:00 Vllaznia 1-2 Skënderbeu

18:00 Egnatia 1-1 Tirana

E diel, 16 mars 2025

15:00 Bylis 0-0 Laçi

18:00 Partizani 0-0 Teuta

18:00 AF Elbasani 1-1 Dinamo

Renditja:

Renditja e Superligës/ AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec'

 

Po ndodh...