Roma vazhdon për më tej, Lazio ngelet në klasë, ja rezultatet e Europa League

17 Mars 2023, 08:56 / SPORT ALFA PRESS

Roma vazhdon për më tej, Lazio ngelet në klasë, ja
E enjtja u mbyll me sfidat e fundit në Europa dhe Conference League ku u kualifikuan edhe 8 skuadrat e fundit për në fazën tjetër të dy kompeticioneve.

Në Europa League, Roma u kualifikua në çerekfinale pasi barazoi në San Sebastian dhe pas fitores së parë 2-0 në Itali kalon Real Sociedad. Siguron rrugëtim për më tej edhe skuadra surprizë nga Belgjika, St. Gallois që mundi 3-0 Union Berlin dhe theu rezultatin në favor 3-2. Nuk hasi vështirësi ndërkohë Bayer Leverkusen pasi skuadra gjermane fitoi 2-0 edhe në Hungari ndaj Ferencvaros.

Në Conference League, surpriza më e madhe është eleminimi i Lazios nga AZ Alkmaar pasi italianët u mposhtën 2-1 edhe në Holandë për t’i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni dhe Europës si e vetmja skuadër italiane që nuk e kaloi këtë fazë pasi u kualifikua në çerekfinale Fiorentina pak orë më parë.

ide