
Sarri: Nuk do pranoja Arabinë Saudite as për 18 milionë euro

Shumë trajnerë zgjedhin të kalojnë në Arabinë Saudite për shuma të mëdha financiar, por italiani Maurizio Sarri mendon ndryshe.
Në një deklaratë të dhënë së fundmi, tekniku 66-vjeçar ka deklaruar se nuk do të pranonte të kalonte në Lindjen e Mesme, pavarësisht çdo shume.
Sarri thotë se gjithmonë do të ndjekë zemrën e tij dhe në futboll përfshihet për pasionin, jo për paratë.
“Nuk do të pranoja as 18 milionë euro në sezon për të punuar në ligën e Arabisë Saudite. Mund të fitoj në një muaj atë që fitoj në një vit te Lazio, por gjithmonë kam thënë se do të ndjek zemrën time, jo paratë. Gjithmonë kam qenë i përfshirë në futboll për pasionin, nuk do të doja ta bëja për para tani”, u shpreh Sarri.
Në karrierën e tij, Sarri ka drejtuar Empolin, Napolin, Chelsean, Juventusin dhe Lazion. Te këta të fundit është rikthyer sërish.
-
DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani
19 Qershor, 21:21 -
Kur opozita bërtet për trena fantazmë, ndërsa kullat rriten në heshtje!
19 Qershor, 21:06 -
DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani
19 Qershor, 21:21 -
Kur opozita bërtet për trena fantazmë, ndërsa kullat rriten në heshtje!
19 Qershor, 21:06

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128