Seferi konfirmon largimin nga Tirana: Qëllimi është të iki me kokën lart

20 Gusht 2022, 07:59 / SPORT ALFA PRESS

Seferi konfirmon largimin nga Tirana: Qëllimi është të iki

Sulmuesi Taulant Seferi, ka konfirmuar se do të largohet nga Tirana, gjatë kësaj merkatoje. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me Kukësin, që u mbyll në barazim 1-1, Seferi deklaroi se firma me skuadrën e re është çështje ditësh.

Sulmuesi tha se dëshiron të largohet nga Shqipëria me kokën lart dhe jo si dështim.

Fusha na ka penguar sepse rrëshqitëm shumë. I meritonim tre pikët, por nuk na deshi goli.

E ardhmja? Nuk kam firmosur ende, por këto ditë besoj se do të kryejmë punë. Qëllimi im që të iki me kokën lart nga Shqipëria dhe jo si dështim”, u shpreh Seferi për Oversport.

 

Po ndodh...