Seria A/ Atalanta vendos rekord në historinë e vetë, për herë të parë në krye të tabelës
6 Shtator 2022, 10:39 / SPORT
Atalanta, me suksesin ndaj Monzës në javën e pestë ka vendosur një rekord për klubin.
Bergamaskët numërojnë tashmë 13 pikë dhe kryesojnë renditjen dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë e klubit.
Atalanta, skuadra e cila në tetor do të festojë 115 vjetorin e themelit, prek kështu për herë të parë në histori vendin e parë pas pesë javësh kampionat dhe “i sheh” të gjithë rivalët poshtë saj.
Skuadra e Gasperini-t numëron katër fitore dhe vetëm një barazim, atë përballë Milanit dhe tashmë, nis misioni më i vështirë, për të ruajtur këtë pozicion dhe pse në letër duket shumë i vështirë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
