Sfidë e veçantë në Ligën e Kampioneve, Mbape kundër Zhegrovës dhe… Mbape

Askush nuk e priste, por Kilian Mbape ka fituar luftën kundër kohës për të qenë i gatshëm për sfidën e kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi ishte dëmtuar në ndeshjen ndaj Deportivo Alavesh dhe nuk ia doli të ishte i gatshëm për derbin me Atletikon.
Por emri i tij ka qenë sot në listën e lojtarëve që Karlo Ançeloti ka publikuar për duelin ndaj Lilës që skuadra luan këtë të mërkurë. Një duel i veçantë ku Reali kërkon të marrë përsëri pikët e plota për të vazhduar i qetë rrugëtimin në “turneun e tij” që këtë vit ka një format të ndryshëm.
Në këtë ndeshje, përballë Mbape do të jetë sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, padyshim një nga emrat më cilësorë të Lilës dhe një nga lojtarët më në formë të kësaj skuadre. Por njëkohësisht, kjo mund të jetë mundësia që Kilian të ketë kundërshtar vëllain e tij, Etan, i cili luan për Lilën pasi edhe 17-vjeçari u largua nga PSG gjatë verës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
