Shkëndija arrin marrëveshjen me Dinamo Kiev, rikthen në shtëpi mesfushorin 20-vjeçar
11 Shkurt 2024, 22:10 / SPORT

Shkëndija e Tetovës bën një tjetër goditje në merkato për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen me Dinamon e Kievit për të marrë në huazim mesfushorin 20-vjeçar Reshat Ramadani deri në fund të sezonit.
Ky i fundit është rritur te Shkëndija dhe vitin e kaluar u transferua te gjigantët Ukrainës. Megjithatë të premten, pas miqësores mes Dinamos së Kievit dhe Shkëndijës, klubi tetovar arriti marrëveshjen me ukrainasit për të marrë në huazim Ramadanin deri në fund të sezonit.
Te Shkëndija 20-vjeçari do të ketë mundësi të jetë pranë familjes dhe të vijojë edhe më tej procesin e rritjes, me qëllim që të kthehet edhe më i fortë e i kompletuar në Ukrainë sezonin e ardhshëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


