Shorti/ Milan “peshkon” një skuadër franceze,Qazim Laçi sfidon gjigantët turq

18 Dhjetor 2023, 14:07 / SPORT ALFA PRESS

Shorti/ Milan “peshkon” një skuadër franceze,Qazim

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Europa League, teksa goglat rezervuan përballje interesante teksa spikasin ato mes Feyenoord dhe Romës (e treta herë në vitet e fundit), apo Milan dhe francezëve të Rennes. Pjesë e shortit ishin edhe skuadrat ku aktivizohen lojtarët shqiptar.

Kështu, Redon Xhixha me Qarabag do të sfidojë portugezët e Bragës ndërsa Qazim Laçi me Spartën e Pragës ka një sfidë të madhe ndaj gjigandëve turq të Galatasarayt. Kujtojmë se pjesë e shortit ishin vetëm skuadrat që erdhën nga Champions League dhe vendet e dyta të grupeve ndërsa vendet e para do të futen në garë në raundit e 1/8-tave.

Shorti i Europa League:

Feyenoord-Roma

Milan-Rennes

Lens-Freiburg

Young Boys-Sporting Lisbonë

Benfica-Toulouse

Braga-Qarabag

Galatasaray-Sparta Pragës

Shakhtar Donetsk-Marseille

 

Po ndodh...