Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

Kombëtarja kuqezi e Shpresave, e drejtuar nga Alban Bushi, ka humbur pasditen e sotme, me rezultatin minimal 1-0 nga Turqia në miqësoren e zhvilluar në Stamboll. Kjo humbje vjen pak ditë pas asaj fitore 1-2 në miqësoren përballë Hungarisë në transfertë.
Ndeshja e sotme u vendos në minutën e 27-të të takimit, kur talenti i Beshiktashit, Semih Kilicsoy, realizoi një gol mjaft të bukur me një goditje fluturimthi brenda zonës, duke shtangur portierin Simon Simoni.
Pavarësisht tentativave dhe përpjekjeve të shumta, kuqezinjtë e Shqipërisë U21, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë duel.
Shqipëria U-21 e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (C), Ermis Selimaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Etnik Brruti, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Dion Ajvazi. Në fraksionin e dytë të lojës u aktivizuan edhe Feta Fetain, Erald Maksutin, Burak Alilin, Zylyf Mucan, Fabjan Perndrecan dhe Dario Dakan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




