Skandali tek Interi, pronar bastesh në këshillin e klubit

4 Mars 2025, 21:59 / SPORT ALFA PRESS

Skandali tek Interi, pronar bastesh në këshillin e klubit

Në fund të konferencës për shtyp që presidenti i Interit, Bepe Marotta, mbajti pas mbledhjes së aksionerëve dhe prurjeve të reja në bordin drejtues të klubit, pati një moment drithërimash. Në fakt, protagonist ishte Filipo Roma, korrespondent historik i programit “Le Iene”, i cili i bëri një pyetje kreut zikaltër në lidhje me Amedeo Karasai, një sipërmarrës që – siç u njoftua para konferencës për shtyp – u largua nga bordi drejtues i Interit ku kishte mbajtur postin e këshilltarit.

Akuza nga “Le Iene” lidhet me një përfshirje të dyshuar të Karasait me “Microgame”, një kompani me bazë në Benevento dhe “lider italian në sektorin e basteve Online”, siç mund të lexohet në faqen e tyre zyrtare, dhe më pas vitet e fundit një ofrues i shërbimeve të kazinove dhe basteve. Ky rol u pikas nga Filppo Roma, pasi Karasai ishte këshilltar i klubit kampion Italie në fuqi.

Rregullorja e Serisë A nuk lejon të punësuarit e klubeve të kenë lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta me kompani bastesh, ndaj për pasojë Karasai nuk duhej të ishte punësuar kurrë tek Interi e aq më pak të mbulonte një post për vite me radhë.

Rastësia me të cilën zoti Karasai u largua nga klubi zikaltër përpara daljes së këtij lajmi është e dyshimtë megjithatë ende nuk ka ndonjë dokument që certifikon delegimin e Karasait në çështjet e Interit dhe ky individ nuk figuron as në listën e punonjësve të klubeve të federuar pranë zyrës së Ligës së Serisë A. Ndërkohë, i pyetur për këtë çështje, presidenti Bepe Marota deklaroi: “Jam disi i papërgatitur për këtë pyetje, nuk shtoj asgjë tjetër”.