Spalletti pranon humbjen: Ritmi dhe freskia e Zvicrës bëri diferencën në fushë
29 Qershor 2024, 20:29 / SPORT

Italia është zyrtarisht jashtë Euro 2024. Skuadra e Spallettit kapitullon pa kushte ndaj Zvicrës së Granit Xhakës. Ka nisur kështu me befazi raundi 1/16-ave, teksa kampionia në fuqi e evropës, zbret nga froni, pasi u mposht 0-2 nga skuadra helvete. Në përfundim të sfidës u pa një Spalletti i dëshpëruar për eleminimin që e komentoi kështu sfidën.
“Goli në fillimin e pjesës së dytë na i “preu” këmbët, ishim shumë pak active gjatë sfidës. Ritmi dhe freskia e zviceranëve bëri diferencën në fushë. Nuk kishim në kondicionin e duhur fizik për ta përballuar sfidën, na duhej më shumë ritëm”, përfundoi Spalletti, pas ndeshjes.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
