SPANJË-GJEORGJI/ Surprizë në Këln, “La Roja” ndëshkohet nga një autogol

30 Qershor 2024, 21:32 / SPORT ALFA PRESS

SPANJË-GJEORGJI/ Surprizë në Këln, “La Roja”

Spanja dhe Gjeorgjia luajnë me njëra-tjetrën në Këln, në takimin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Europianit.

“La Roja” është pretendente e këtij kompeticioni duke parë formën e mirë që kaluan në Grupin B, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

Nga ana tjetër, debutuesit gjeorgjianë u kualifikuan vetëm falë fitores kundër Portugalisë në ndeshjen e fundit të Grupit F dhe duan të vazhdojnë të surprizojnë.

REZULTATI LIVE:

SPANJË 0-1 GJEORGJI

Le Normand (A.G) 18′

KOMENTI LIVE:

27′ Pedri provon me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

22′ Fabian Ruiz provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga Mamardashvili.

18′ GOOOL GJEORGJIA 0-1/ Një krosim në zonë përplaset te Le Normand, i cili shtyn topin në portën e tij. 

16′ Laporte provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon jashtë kuadratit.

5′ Pedri provon me një gjuajtje të lehtë në zonë, por Mamardashvili arrin ta ndalë.

1′ Nis dueli në Këln!

Po ndodh...