Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve
5 Qershor 2025, 23:18 / SPORT

Spanja ka fituar përballë Francës në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Sfida që u zhvillua në Stutgart, përfundoi me fitoren 5-4 në favor të spanjollëve.
Për “Furinë e Kuqe”, shënoi dygolësh Lamine Yamal. Ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Nico Williams, Mikel Merino dhe Pedri.
Ndërkohë që golat për Francën u shënuan nga Kylian Mbappe, Ryan Cherki, autogoli i Vivian dhe rrjeta e tundur nga Kolo Muani.
Një spektakël mes 9 golave që u mbyll me triumfin e Spanjës.
Kështu, këta të fundit shkojnë në finalen e madhe të UEFA Nations League, aty ku do të përballen me Portugalinë, të dielën e 8 qershorit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

