Interi mes vuajtjesh ja del të kalojë në 8-tshe të Champions pas 12 vitesh

14 Mars 2023, 23:41 / SPORT ALFA PRESS

Interi mes vuajtjesh ja del të kalojë në 8-tshe të Champions

Interi është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë barazimit 0-0 ndaj Portos pas një fitoreje të ngushtë në ndeshjen e parë 1-0. Në “Do Dragao”, skuadra e Inzaghit zhvilloi një ndeshje të rregullt dhe kompakte, duke rrezikuar kapitullimin vetëm në minutën e 94-të me pritjet e mrekullueshme të Dumfries dhe Onanës . 

Prodhimi sulmues i Dzeko dhe Lautaro Martinez ishte pothuajse zero, por falë fitores 1-0 në San Siro mjaftoi barazimi pa gola për t'u kthyer në 8 më të mirët në Evropë dymbëdhjetë vjet pas herës së fundit.

Por në fund të takimit zikaltërve i ka ardhur në ndihmë shtylla për të mbajtur ende gjallë deri në realizimin e ëndrrës së realizuar pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit për vazhdimin e aventurës europiane.

Ndërkohë që mijërave tifozëve Italian i është ndaluar hyrja në stadium, për shkak të një konfuzioni të krijuar në Portugali, por që gjithësesi edhe pse jashtë kanë mundur të shijojnë kualifikimin e skuadrës së tyre.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128