SUPERIORE/ Mbijetesë dhe “Final 4”, njihuni me dy sfidat e para të javës së 27-të

“Abissnet Superiore” ka hyrë në javën e 27-të, e cila është e fundit e fazës së tretë të kampionatit, teksa në ditën e sotme luan dy sfida interesante.
Në orën 14:00, Erzeni i vendit të parafundit pret Partizanin në Rrogozhinë.
Shijakasit luajnë shanset e tyre për mbijetesë dhe kërkojnë të dalin menjëherë nga gjedja në të cilën ndodhen.
Nga ana tjetër, “demat” duan të rikthehen te fitorja dhe të lënë pas atë eliminim nga Kupa e Shqipërisë që morën në mesjavë përballë Kukësit.
Në orën 17:00 vëmendja do të shkojë në Elbasan, aty ku Tirana pret Egnatian.
Bardheblutë duan të rikthehen te fitorja në kampionat pas kualfikimit që arritën në Kupë, teksa rrogozhinasit gjithashtu duan tre pikët në Superiore, pas 5 ndeshjesh radhazi pa fitore.
ERZENI – PARTIZANI 14:00 “ARENA EGNATIA”
TIRANA – EGNATIA 17:00 “ELBASAN ARENA”
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
