Lajme flash

Superliga/ Laçi fiton thellë ndaj Teutës, ngjitet në klasifikim

16 Shkurt 2025, 15:58 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Laçi fiton thellë ndaj Teutës, ngjitet në

Laçi ka mposhtur Teutën me rezultatin e pastër 3-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të nga Paulo Zhunior. Në pjesën e parë pati disa raste të mira nga Kurti për vendasit dhe nga Peposhi për durrsakët.

Në pjesën e dytë, braziliani Melo realizoi dygolësh ekzaktësisht në minutat e 66’ dhe 88’.

Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë.

Situatë jo e mirë për durrsakët momentalisht që pozicionohen në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu. Këto të fundit përballen pas pak.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128