Superliga/ Ngecin ekipet kryeqytetase, Vllaznia tregon “dhëmbët”, klasifikimi pas javës 20-të

Ditën e djeshme është mbyllur java e 20-të e Kategorisë Superiore. Sfida e parë e kësaj jave ishte ajo që u zhvillua në “Kukës Arena” mes Kukësit dhe Egnatias.
Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe triumfuan me rezultatin e thellë 1-4. Të premten u luajt edhe një tjetër sfidë që prodhoi spektakël në fushën e lojës mes Teutës dhe Tiranës në stadiumin “Niko Dovana”.
Pavarësisht se bardheblutë ishin në avantazhin e dy golave, durrsakët ja dolën mbanë të barazonin rezultatin dhe në fund gjithçka përfundoi 2-2. Të shtunën u zhvilluan edhe ndeshjet e tjera të javës. Takimi i parë i ditës ishte mes Erzenit dhe Vllaznisë.
Shkodranët triumfuan me rezultatin minimal 0-1 dhe regjistruan fitoren e pestë radhazi në kampionat. Falë këtij triumfi tepër të rëndësishëm, Vllaznia u ngjit në vendin e tretë. Në orën 17:00 u zhvillua edhe ndeshja e fundit e javës së 20-të. Në “Arenën e Demave” Partizani luajti ndaj Laçit dhe sfida përfundoi me fitoren e laçianve me rezultatin 1-2.
Ndërsa sfida Skënderbeu – Dinamo City është shtyrë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në qytetin e Korçës.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

