Surprizon Lecce, i merr pikë Romës së Mourinhos/ Kumbulla qëndron në stol

11 Shkurt 2023, 20:53 / SPORT ALFA PRESS

Surprizon Lecce, i merr pikë Romës së Mourinhos/ Kumbulla

Lecce ka bërë surprizën këtë javë në Serie A, ku i ka marrë një pikë Romës në shtëpi. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe u luajt në Stadio Via del Mare. Ekipi i Mourinhos e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Ibanez shkaktoi autogol në minutën e shtatë, duke komplikuar situatën.

Paulo Dybala realizoi golin e barazimit me penallti në pjesën e parë, por që nuk mjaftoi pasi përfundimisht sfida u mbyll 1-1.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho la në stol gjithë ndeshjen Marash Kumbullën. Ekipi nga kryeqyteti është në vendin e 3-të dhe është në korsinë e Championsit. Lecce gjendet e 15-ta.

 

Po ndodh...