Sylvinho në versionin familjar, vajza e filmon duke puthur bashkëshorten

17 Shtator 2023, 11:54 / SPORT ALFA PRESS

Sylvinho në versionin familjar, vajza e filmon duke puthur

Të gjithë jemi mësuar të shohim trajnerin e kombëtares shqiptare Silvinjo me tuta në stërvitje apo me kostumin zyrtar gjatë ndeshjeve të kuqezinjve. Por në jetën e përditshme, kur nuk është i përfshirë nga ethet e punës, braziliani duket se është një person më familjar.

Sa herë që ai ka mundësi, Silvinjo, largohet nga vendi ynë ku jeton thuajse me kohë të plotë, për të udhëtuar pranë familjes së tij dhe për të takuar bashkëshorten Lucie dhe dy fëmijët e tij.

Pikërisht vajza, Tati Mendes, është shumë aktive në rrjete sociale dhe poston vazhdimisht pjesëza edhe nga jeta familjare e trajnerit të kuqezinjve. Një nga postimet e saj të fundit është pikërisht me Silvinjon dhe gruan e tij në një lokal.

Dhe në momentin kur vajza i drejton kamerën e celularit, Silvinjo nuk ngurron t’i japë një të puthur gruas së tij. Ai ka pranuar edhe publikisht se ka qenë i pandashëm me bashkëshorten e tij këto vite derisa nisi këtë rrugëtim te Shqipëria, pasi ai u zhvendos në vendin tonë, ndërsa gruaja e tij jeton në Portugali bashkë me djalin.

ide