Sylvinho zbulon bisedën me trajnerin kundërshtar: Mund të luanim edhe me dy sulmues

21 Nëntor 2023, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Sylvinho zbulon bisedën me trajnerin kundërshtar: Mund të luanim

Pas barazimit 0-0 me ishujt Faroe, në emisionin “Kuqezi”, foli trajneri Sylvinho. Trajneri brazilian theksoi se skuadra mund të luante edhe me dy sulmues. Nga ana tjetër, Sylvinho shtoi se Ishujt ishin një kundërshtar i vështirë dhe këtë e kishin vërtetuar edhe në sfidat me Poloninë e Çekinë.

“Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë.Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron.

Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues. Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”.

Stilolapsi për fat? “Nuk është për bestytni, por kur ulem në stol mbaj shënim dhe më duhet. Më ndihmon të mbaj edhe tensionin lart”, u shpreh Sylvinho.

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128