Talenti 19-vjeçar nga Gjilani firmos kontratë profesionale me klubin gjerman

16 Tetor 2024, 21:24 / SPORT ALFA PRESS

Talenti 19-vjeçar nga Gjilani firmos kontratë profesionale me klubin
Do të jetë ylli i së ardhmes. Fjala është për Alp Idrizin, talenti i ri nga Gjilani i cili ka nënshkruar një kontratë profesionale me klubin gjerman ”Sc 1919 Zwiesel”, një marrëveshje që është bërë publike nga vetë klubi.

Idrizi i cili më parë ishte pjesë e SC Gjilanit, ka qenë gjithashtu në prova te klubi i Atleticos në Spanjë disa muaj më parë.

19-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në futbollin kosovar, duke tërhequr vëmendjen e klubeve ndërkombëtare me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Nënshkrimi i kontratës me klubin gjerman shënon një hap të madh në karrierën e tij.

Po ndodh...