Tallja me Ronaldon, John Terry mbron portugezin dhe sulmon BBC-në: Ky është një turp

3 Korrik 2024, 16:01 / SPORT ALFA PRESS

Tallja me Ronaldon, John Terry mbron portugezin dhe sulmon BBC-në: Ky
Kur analizohet gjuajtja e penalltisë e CR7, e pritur nga i shkëlqyeri Oblak gjatë kohës shtesë të 1/16-t Portugali-Slloveni, mbishkrimi “Misstiano Penaldo” u shfaq në rrjetet sociale të kolosit mediatik BBC.

Një mënyrë shakaje për gabimin (“të humbur” dhe duke iu referuar “Penaltisë”) ndaj sulmuesit portugez. Me pak fjalë, në transmetuesin e famshëm dhe më të vjetër kombëtar në botë, nuk u prekën as nga lotët e Cristianos.

Një skenë që bëri xhiron e botës, me kampionin që u mbështet nga skuadra e tij dhe më pas u hakmor në raundin e penalltive kur me një ekzekutim perfekt nuk i la asnjë shans Oblakut.

Me atë rast, Ronaldo u kërkoi falje tifozëve. Ndërkohë kishte nga ata që e morën në mbrojtje portugezin dhe mes tyre ishte pikërisht rivali i tij i vjetër Xhon Terri, i cili në “Instagram” postoi foton e “BBC”-së me shkrimin “Misstiano Penaldo”, shoqëruar me fjalët: “BBC ky është një turp”.

 

Po ndodh...