Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

Një tjetër lojtar nuk kërkon të qëndrojë te Tirana. Pikërisht Qëndrim Ismajli, i cili, sipas burimeve jozyrtare në klub, u ka paraqitur një kërkesë bardhebluve për të prishur kontratën me konsensus.
Arsyet e kësaj lëvizjeje nuk zbulohen, por është marrë vesh se mbrojtësi i majtë ka kontaktuar drejtuesit dhe ka kërkuar prej tyre që ta lënë të lirë.
Një veprim ky që ngjall habi, por nëse është i vërtetë, nga ana tjetër vë në vështirësi bardheblutë nëse e lënë të largohet nga skuadra.
Mësohet se, me shumë mundësi, klubi do ta mbajë në ekip, pasi është larguar edhe Përgjoni dhe në krahun e majtë hapet një gropë, por nuk është çudi që mbrojtësi të ndajë rrugët me bardheblutë.
Ismajli erdhi verën e shkuar nga Gjilani. Ai në pjesën e parë të sezonit luajti 23 takime, duke shënuar 3 gola, dhe qenë në fushë 1562 minuta.
Lojtari nga janari e në vazhdim u dëmtua dhe nuk arriti të luante. Futbollisti do të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


