Tirana-Pogradeci, konfirmohen stadiumi dhe ora e sfidës së 4 majit
30 April 2025, 17:20 / SPORT

Tirana dhe Pogradeci do të përballen në “Elbasan Arena” më 4 maj, për një vend në Superiore gjatë edicionit të ardhshëm. “Mësohet se finalja e “play-out” do të nisë në orën 18:00.
Tirana dhe Pogradeci kanë rënë dakord për ndryshimin e orës, pasi fillimisht ishte programuar në orën 19:00. Bardheblutë e presin këtë ndeshje në Elbasan, pasi në stadiumin “Arena Kombëtare” do të zhvillohen ndeshjet e Final Four.
Kujtojmë se Tirana e mbylli kampionatin e Superiores në vendin e tetë. Pogradeci shkon në finale pasi ka fituar sfidat e “play-off” ndaj Burrelit dhe Besës.
Në këtë ndeshje, nuk ka avantazh për asnjë nga skuadrat. Për fituesin do të nevojiten edhe penalltitë, në rast se nuk ka një të tillë brenda 90 minutave apo shtesës.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Prova
Nga Ardi Stefa
Kryeministri po flet me veten
Nga Blendi Kajsiu
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




