Titulli formalitet, Interi fiton pa probleme kundër Empolit

1 Prill 2024, 23:00 / SPORT ALFA PRESS

Titulli formalitet, Interi fiton pa probleme kundër Empolit
Interi është kthyer përsëri te fitoret në Serinë A, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Empolin që lufton për mbijetesë, duke u shkëputur përsëri 14 pikë nga Milani i vendit të dytë.

Zikaltërit e nisën zjarr ndeshjen, teksa zhbllokuan sfidën që në minutën e gjashtë. Një goditje e fortë e Dimarcos ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Caprile, me festën e ekipit nga Milanit që ishte totalisht e ligjshme.

Të besuarit e Inzaghit iu afruan golit të dytë me Bastonin, por goditja e Bastonit gjeti shtyllën.

Edhe mysafirët patën rastet e veta përpara portës së mbrojtur nga Audero. Në pjesën e dytë, Interi u vendos në kërkim të golit të sigurisë dhe ishte Sanchez ai që ndezi festën në stadium në fundin e sfidës.

Klasifikimi:

Titulli formalitet, Interi fiton pa probleme kundër Empolit

 



Po ndodh...